
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, përmes një lidhje Skype për MCN, diskutoi ngjarjen në Sarandë, ku efektivë policie ishin të përfshirë në një sherr për borxhe, duke përdorur armët e shërbimit. Softa shprehu shqetësim për përfshirjen e punonjësve të policisë në konflikte të tilla dhe përdorimin e armëve për motive banale, duke theksuar se vetëgjyqësia është një shenjë e mungesës së besimit në drejtësi nga ana e vetë policëve.
Në lidhje me tragjedinë në Mal të Zi, ku një person vrau 12 të tjerë, përfshirë dy fëmijë, Softa komentoi se përdorimi i armëve nga individë me probleme psikike dhe pa kontroll të duhur ka çuar në një rritje të pasigurisë për qytetarët.

Intervista:
-Z. Softa, efektiv policie të përfshirë në një sherr për borxhe në Sarandë. Si e shihni ju këtë situatë? Çfarë mund te fshihet pas këtij konflikti?
Ngjarjet ku motivet janë banale, por shqetësuese është përfshirja e punonjësve të policisë në këtë konflikt. Problem është përdorimi i armës së tyre e cila është e shërbimit. Shqetësuese është fakti që ata policë që janë në ruajtjen e rendit të qytetarëve dhe përfshihen në këto konflikte dhe përdorin armë dhe sende të forta për motive të cilat janë banale.
Kjo është si vetëgjyqësi, fatkeqësisht përfshihen njerëz të rendit që sduhet të përfshihen në këto konflikte banale. Nuk e di nëse kanë qenë në shërbim apo jashtë orarit.
Fakti që shkojnë për vetëgjyqësi do të thotë që edhe ata vetë nuk kanë besim në drejtësi. Këto lloj konfliktesh janë një lloj goditje për besimin e qytetarëve.
-Z.Softa një ngjarje e rëndë është shënuar edhe në Mal të Zi ku një person I identifikuar si Aco Martinovic vrau 12 persona ne një taverne mes tyre dy fëmijë. Si e shihni ju këtë ngjarje? Cilat janë shkaqet që mund të çojnë një person të kryej një masakër të tillë?
Është një moment shqetësues dhe ndodh në një qytet të vogël të Malit të Zi ku është një qytet që nuk ka punë dhe shumë pak qytetarë. Ky është rasti i dytë që ndodh në atë qytet sepse dhe vite më parë ka ndodhur po e njëjta mënyrë vrasje ku ka marrë armën dhe ka vrarë 10 persona. Armët në duart e popullsisë dhe të personave që kanë probleme psikike kthehen në një nivel pasigurie për qytetarët.



