
Në Tel Aviv, protestues të shumtë nga grupe dhe organizata të ndryshme të të drejtave të njeriut organizuan një tubim antiqeveritar mbrëmjen e së shtunës.
Protestuesit bënë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Netanyahu.
Sipas mediave të huaja forcat izraelite të sigurisë u përleshën me disa protestues.
Nga ana tjetër Hamasi thotë se 26,422 njerëz kanë vdekur në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe lëvizjes islamike, kryesisht gra, fëmijë dhe adoleshentë.



