Xhadat-Në pikun e sezonit turistik, spitali i Sarandës pa mjekë specialistë

Xhadat-Në pikun e sezonit turistik, spitali i Sarandës pa mjekë specialistë

Në redaksinë e emisionit “Xhadat” janë drejtuar qytetarët e spitalit të Sarandës, “Petro Nako”, të cilët ankohen për mungesën e mjekëve specialistë në këtë spital. Si pasojë e kësaj qytetarët detyrohen të shkojnë në spitalet e qyteteve të tjera për të marrë shërbim mjekësor.

E ndjejmë mungesën e mjekëve se njëherë thonë është mjeku në operim, herë tjetër më thonë: sot nuk vjen. Shteti nuk ka shërbim grafie dhe shkova tek privati. Mjekët kanë ikur jashtë.

Kam thyer dorën, kam 2 orë që pres këtu, mungon ortopedi thonë. Kemi ardhur që në 8, vajti ora 11 e akoma jemi këtu. Presim në radhe deri kur të vijë radha.

Presim doktorin e kockës, por sa herë kemi ardhur nuk e kemi gjetur. Mjeku i kockave vetëm një është këtu. Presim të gjithë në radhë. Unë kam ikur në Gjirokastër që të vizitohem tek neurologu”-u shprehën qytetarët.

Ndërsa infermierja e spitalit, shtoi:

S’ka kardiolog këtu, shkojnë tek privati njerëzit. Deri sa i rrokullisin me ambulancë dhe i shpien të sëmurët në Tiranë… ( domethënë që s’ka) Për një epistaksis, që i doli gjak nga hunda një zonje, e çuam në Vlorë.

Vetëm një ortoped është, ndërsa një pensionist gati 80 vjeç punon kirurg këtu. Njerëzit i çojnë në Tiranë. Mjek specialist nuk ke që të kesh për mëlçi.

Unë edhe për vetën time, jam p.sh., me gjëndra, me zemër, do bëj një ekzaminim, unë do marr rrugën e Tiranës, kam vajtur dhe do vete prapë, se këtu s’ke, ku do vesh.

Kardiolog, s’ke, po as edhe një hematolog nuk e ke. Banja një dush s’ka, gjëra s’ka. Për të larë nuk lahen njerëzit, po shyqyr të shpëtojnë thonë.

Jemi me fuçi, se mbaron uji edhe përdorim këtë pastaj”.

Pas kësaj, “Xhadat” u drejtua pranë administratës së spitalit, nga ku Shefja e Burimeve Njerëzore, Marinela Zotaj, informoi:

Ministria e Shëndetësisë akordon çdo 3 vite mjek specialist. Në ato specialitete ku ka mungesë të mjekëve, kemi lidhur kontratë me kohë të pjesshme me spitalin e Gjirokastrës apo të Tiranës.

P.sh., hematologu vjen nga spitali i Gjirokastrës. Dhe ne i kemi zgjidhur ato mungesa për ato shërbime që na mungojnë me kontrata me kohë të pjesshme, siç është hematologu, neurologu që e marrim nga Gjirokastra, mjeku nefrolog, mjeku kirurg.

Mjek me bonus reanimator, që ka ardhur nga Elbasani. Dhe vijnë 1 herë në jave këtu. Meqë vijnë 1 herë në javë dhe Saranda ka shumë qytetarë, kjo mbulohet me anë të sistemit të referimit, që do të thotë: kur një qytetar ka nevoja emergjente ose nuk arrin të marri shërbimin atë ditë të javës atëherë ai referohet në spitale rajonale potenciale, ose kur është urgjent e çojmë në spitale të tjera.

Deri tani situata ka qenë e menaxhueshme, por kur nuk i menaxhojmë dot veprojmë në këtë mënyrë. Spitali i Sarandës i shërben disa bashkive: Bashkisë së Sarandës, Finiqit, Delvinës, Kondispolit.

Kemi siguruar material mjekimi dhe medikamente deri në fund të vitit, por më shumë kemi bërë plan masash për të përballuar sezonin turistik, fluksin.

Presim së shpejti të vijnë mjekët e rinj specialist me kontratë 3-vjeçare. Dhe në ato shërbime ku kemi mungesë kemi edhe pensionistë staf.

Mungesën e pediatrit p.sh., e kemi zgjidhur me doktorin pensionist”.

Ndërsa lidhur me mosfunksionimin e grafisë nëndrejtori i spitalit, Florjan Sali shtoi:

Java e kaluar dhe kjo javë ka pësuar defekt grafia. Javës tjetër do vij, sepse planin  e masave e bën Ministria. Na thanë që kanë ardhur grafitë, janë gati dhe pritet nga shefja e kabinetit te Ministrisë të vijë plani i shpërndarjes.

Spitali i Sarandës e ka përballuar më së miri çdo vit fluksin. Statusi i spitalit Bashkiak nuk i ka fare në strukturë këto reumatologë, etj.

Duke qenë në një status të tillë, s’kemi detyrim, por distanca, nevoja, është ndjerë që të paktën drejtuesit të ofrojnë ca shërbime të tjera dhe duke i lidhur mjekët me kontrata: 1 herë ose 2 herë në javë”.

“Xhadat” u interesua edhe për Pediatrinë, e cila u premtua nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu se do të hapej në shtator të vitit 2021.

Manastirliu, 5 Gusht 2021

Kemi filluar një investim shumë të mirë në  pavionin e pediatrisë. Fantastike! Jam sërish në spitalin e Sarandës, tashmë për të parë nga afër sesi shkojnë investimet në këtë spital. Investimi që është bërë dhe po përfundon dhe në shtator vihet në funkion pavioni i pediatrisë së re ne spitalin e Sarandës.

Por, gati një vit më pas pediatria nuk është hapur ende.

Gazetarja: S’është hapur akoma pediatria?

Nëndrejtori i spitalit: Si do e fusim në punë pa dollapë? U pa nevoja që duhet të ishte e kompletuar me dollapë, e me ato, të mos vinim të vjetrat. Se mund të vinim ato të pavionit të vjetër e të fillonim. U mendua meqë është një investim i ri, të jetë tamam. Duhet ta fusnim këtë javë ( në përdorim), por nuk janë bërë gati ato të kompanisë…Është bërë me 4 faza investimi. 99% hapet javën tjetër, se presim të vijnë këto të tërë. Tani presim karriget edhe stolat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy