
Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm në Mat.
Rreth orës 09.30, në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, E.S., 19 vjeç, teksa drejtonte automjetin e tij, ka aksidentuar këmbësorin E.D., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



