Babagjyshi për fëmijët në Lezhë, nuk ka shkuar shtëpi më shtëpi nëpërmjet oxhakut, por me slitën e tij të tërhequr nga kuajt ka shpërndarë dhurata për të gjithë fëmijët e qytetit.
Kjo ishte mënyra e veçantë e zgjedhur nga Ilir Marvukaj, për të uruar festen e krishtlindjeve, duke tërhequr vëmendjen e qytetareve të shumtë.
Marvukaj thotë se Krishtlindja është një festë e veçantë, ndaj vendosi që ta urojë në këtë mënyrë.
Më pas, karroca e babagjyshit u ndal në sheshin “Gjergj Kastrioti”, ku të shumtë ishin fëmijët të cilët morën dhurata dhe iu gëzuan festës.



