Hetimet për lobimin e LSI në SHBA, Kryemadhi “përplaset” me SPAK për sekuestron

Hetimet për lobimin e LSI në SHBA, Kryemadhi “përplaset” me SPAK për sekuestron

Prokuroria e Posaçme, SPAK, vendos sekuestro mbi asete të ish-kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi për llogari të hetimeve.

Burime për MCN TV bëjnë me dije se Kryemadhi ka ankimuar në gjykatën e posaçme vendimin e sekuestros.

Ndërkohë ankimi i Kryemadhit do të shqyrtohet gjatë ditës së sotme në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ende nuk konfirmohet zyrtarisht se çfarë i është sekuestruar zonjës Kryemadhi, si telefon, llogari bankare, apo sende dhe asete në emër të saj.

Monika Kryemadhi është person në hetim për llogari të këtij procedimi penal, ndërsa pak javë më parë nga SHBA ka mbërritur dhe përgjigja e letër-porosisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy