Të shtëna në Bruksel/ Mbyllet stacioni i metrosë, policia në kërkim të dy personave

Të shtëna në Bruksel/ Mbyllet stacioni i metrosë, policia në kërkim të dy personave

Policia belge është vënë në kërkim të personave të armatosur pas të shtënave të raportuara jashtë një stacioni metroje në qendër të Brukselit.

Pamjet e CCTV tregojnë dy burr me kapuçë në kokë dhe kallashnikovë në duar, që qëndrojnë në hyrje të stacionit Clémenceau në kryeqytetin belg.

Video nga vendi i ngjarjes tregon një shkëmbim zjarri rreth orës 06:15 me orën lokale.

Sarah Frederickx, zëdhënëse e policisë së Brukselit, tha se të dyshuarit ikën në stacionin e metrosë dhe mund të jenë ende në tunelet e metrosë.

Zëdhënësja tha se nuk pati të lënduar nga të shtënat. Si policia lokale ashtu edhe policia federale hekurudhore po kontrollojnë zonën.

Stacioni Clémenceau është mbyllur, si dhe stacioni aty pranë Bruksel-Midi, i cili shërben gjithashtu si terminal për trenat e Eurostar.

Dy linjat e metrosë që shërbejnë në qendër të Brukselit janë pezulluar gjithashtu, nga Gare de l'Ouest në Trône, që është afër Parlamentit Evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy