Rritet numri i azilkërkuesve shqiptarë në BE gjatë 2019-s (VIDEO)

Rritet numri i azilkërkuesve shqiptarë në BE gjatë 2019-s (VIDEO)

Në një kohë kur komisioni Europian po shqyrton kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave, e cila bazohet edhe mbi shqetësimin për azilkërkuesit, një tjetër raportim negative vjen sërish nga Brukseli.

Autoriteti Europian i Azilit raporton se përgjatë muajve të parë të vitit deri në prill numri i azilkërkuesve shqiptarë në bashkimin Europian është rritur.

Bëhet fjalë për 1946 kërkesa për azil, ose e thënë ndryshe 5% më shumë. Ndërkohë që rreth 11 mijë e 649 kërkesa janë ende në pritje, por me gjasë vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre mund të marrin përgjigje pozitive.

Në total në të gjithë territorin e Bashkimit Europian janë regjistruar 206 mijë 500 kërkesa për azil, krahasuar me 179 mijë në të njëjtën kohë vitin e kaluar.

Në krye qëndrojnë shtetasit nga Venezuela, më pas Kolumbia, në vend të tretë shqiptarët që pasohen nga gjerogjianët.

Në fakt rritjen më të madhe, sipas raportit e kanë shtetasit nga Venezuela me 121% në 4 muaj, çka dëshmon edhe situatën e rënduar atje dhe kolumbinaët me 32%.

Megjithatë mbetet shqetësues edhe numri i lartë i azilkërkuesve nga Ballkani perëndimor, përfshirë Shqipërinë, duke patur parasysh aspiratat integruese të rajonit.

Autoriteti Europian i Azilit vë në dukje dhe numrin e lartë të aplikantëve që përsërin kërkesën për azil.

Bosnje Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia përfaqësojnë 1 në 4 kërkesa të përsëritura.

Nga këto 3% bëhet fjalë për të mitur të pashoqëruar që kanë hyrë në territorin e Bashkimit Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy