
Zjarrfikësit grekë, të mbështetur nga aeroplanët dhe helikopterët, ende po punojnë për të shuar zjarret që po djegin një rezervat natyror në ishullin Evia. Autoritetet janë detyruar të evakuaojnë qindra njerëz nga katër fshatra dhe një manastir. Forcat e përkushtuara për fikjen e zjarrit janë të shumta: mbi 250 zjarrfikës, dhjetëra ushtarë e vullnetarë dhe 11 avionë. Zjarri, i cili shpërtheu mbrëmë, u ushqye nga erëra të forta, të cilat e kanë mbartur valën e tymit gjer në Athinë, 75 kilometra në jug. Sot erërat janë lehtësuar dhe autoritetet kanë shprehur një optimizëm të kujdesshëm. "Gjërat janë më mirë, por duhet të qëndrojmë në gatishmëri dhe t'u kërkojmë të gjithëve që të ndjekin me kujdes udhëzimet e mbrojtjes civile dhe të zjarrfikësve”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë një vizite në zonë. /Ansa/



