Simaku: Jemi në pikun e qarkullimit të gripit, mund të rikthehet dhe tek ata që e kanë kaluar! Vaksinohuni (VIDEO)

Simaku: Jemi në pikun e qarkullimit të gripit, mund të rikthehet dhe tek ata që e kanë kaluar! Vaksinohuni (VIDEO)

Mjeku epidemiolog Artan Simaku thotë se që prej fillimit të muajit dhjetor qarkullon gripi i cili është në bashkëqarkullim me Covid dhe viruse të tjera respiratore.

Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se situata është normale dhe e pritshme për stinën, por se mbizotëron gripi ndaj Covidit si dhe qarkullimi i viruseve të tjerë respiratorë.

Simaku shtoi se shifrat e Covid janë një numër shumë i ulët rastesh, me një qëndrueshmëri tashmë prej disa muajsh.

Për gripin, matet me numrin e infeksioneve respiratorë të sipërme dhe të poshtme, ku çdo javë kemi rreth 16 mijë raste. Është intensitet mesatar dhe normal për stinën.

Gripi qarkullon në të gjitha grupmoshat. Në fillim të dhjetorit ishte i fokusuar te grupmoshat fëminore, por më tej u përhap në të gjithë popullatën, deri në moshën e tretë.

Nuk ka ndonjë ashpërsi klinike më të shprehur se sezonet e tjera që kemi kaluar. Virusi sincicial prek më shumë fëmijët e vegjël.

Ndërkohë gripi në dallim nga Covid, ka temperaturë më të lartë. Po ashtu gripi lë komplikacione qoftë tek fëmijët e vegjël dhe të rriturit.

Tek fëmijët e vegjël mund të shkaktojë bronkolite, bronkopneumoni dhe pneumoni, encefalite.

Aktualisht jemi në pikun e qarkullimit, në një situatë të qëndrueshme por në pik prej dy javësh.

Piku arrihet në fund të muajit janar, fillimi i muajit shkurt, pavarësisht se jemi në pik, intensiteti është mesatar.

Mjeku shtoi se vaksinat nuk kanë ardhur me vonesë, por në kohën e duhur dhe se edhe aktualisht  nuk është vonë për vaksinim.

Sipas tij, deri në muajin prill parashikohet qarkullimi i gripit duke bërë thirrje që të gjithë personat që nuk e kanë kaluar gripin, duhet të vaksinohen duke u paraqitur në qendrën shëndetësore të lagjes dhe të vaksinohen, qoftë ndaj gripit por edhe Covid.

Nëse e kalon njëri gripin A, mund të prekesh nga gripi B dhe ndonjë virus respirator, klinika është pak a shumë e ngjashme, ndaj dëgjojmë që na u rikthye prapë.

Mund të preken dhe nga ndonjë virus tjetër respirator. Nuk është rikthim i gripit, por preken nga virus tjetër respirator.

Këshilla për nënat me fëmijë të vegjël është që të mos shkojnë direkt në farmaci dhe të marrin medikament, pro të konsultohen me mjekun e familjes, sa më herët të kontaktohet me mjekun e familjes është ai që vlerëson gjendjen dhe jep trajtimin dhe rekomandimet e duhura dhe parandalohen komplikacionet se gripi lë komplikacione, ndryshe nga Covidi.

Fatmirësisht vdekje nuk ka patur por gripi është sëmundje e rëndë në vetvete, gripi nuk ka qarkulluar prej dy vjetësh dhe popullata nuk ka pasur njohje imunitare.

Dy vjet gjithë popullata nuk pati probleme me gripin. Varianti Omicron që qarkullon është shumë i lehtë nga ana klinike kap vetëm fytin dhe rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe nuk lë komplikacione, ndaj rekomandohet që me fillimin e shenjave të para të gripit të ketë kontakt me mjekun e familjes, për të parandaluar shtrimin në spital dhe komplikacionet.

Janë dhe disa javë që do qarkullojë gripi. Për personat mbi 65 vjeç që kanë bërë dy dozat e vaksinës Covid, duhet të bëjnë dhe dozën e tretë ose dozën përforcuese, por edhe vaksinën e gripit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy