
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur t'u zgjasë paraburgimin edhe me dy muaj tre të dyshuarave për sulmin terrorist në Banjskë.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës.
Kujtojmë që si pasojë e shkëmbimit të zjarrit u vra rreshteri Afrim Bunjaku, si dhe humbën jetën tre agresorë serbë.



