Qytetarët në Elbasan kanë zhvilluar protestë kundër rritjes së çmimeve. Pensionistë, të rinj i janë bashkuar protestës së thirrur nga dega e PD së këtij qyteti, duke u shprehur se kërkojnë mirëqenie nga qeveria.
Qytetarët kanë fikur makinat në shenjë proteste, duke u shprehur se çmimet janë shumë të larta dhe të papërballueshme për to.
“Nëse qeveria s’na ofron mirëqenie, të largohet”, është shprehur një pensionist.
Kujtojmë se nafta në vend ka arritur në 245 lekë për litër ndërsa nga PD konsiderohet si një çmim abuziv dhe i papranueshëm.
Bulevardi është bllokuar dhe po krijohet vështirësi në qarkullim për shkak të kësaj proteste. Deri më tani protesta është e qetë ndërsa njerëzit vijojnë të shtohen.



