Abuzimet seksuale ndaj fëmijëve/ Meta: Të miratohet projekt-ligji për regjistrin e të dënuarve

Abuzimet seksuale ndaj fëmijëve/ Meta: Të miratohet projekt-ligji për regjistrin e të dënuarve

Në kuadër të manifestimit “Maratona online e Fjongos Blu”, kundër Dhunës dhe Shfrytëzimit Seksual të Fëmijëve, Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon sot nga Kuvendi që të miratojë sa më parë projektligjin për regjistrimin e të dënuarve për krime seksuale.

Kreu i Shtetit Ilir Meta tha se është e patolerueshme që janë dënuar vetëm 44% e autorëve për krime seksuale, prandaj të gjitha strukturat duhet të intesifikojnë përpjekjet që synojnë parandalimin e abuzimit seksual.

 “Dua të nxis kuvendin dhe deputetët që të miratojnë sa më shpejt projektligjin për regjistrin e të dënuarve për krime seksuale që CRCA Albania ka përgatitur si përgjigje ndaj parandalimeve të krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve. Është e patolerueshme që vetëm 44% e autorëve të akuzuar për krime seksuale ndaj fëmijëve janë dënuar me vendim të formës së prere. Kjo tregon se kemi një mospërputhje të konsiderueshme nga regjistrimi i rasteve të dhunës seksuale në polici, ndjekja penale nga prokuroria dhe dhënia e dënimit nga gjykata. Prandaj të gjitha strukturat duhet të intesifikojnë përpjekjet që synojnë parandalimin e abuzimit seksual duke ndërmarrë iniciativa me karakter ndërveprues dhe duke rritur në maksimum ndëshkueshmërinë”, tha Presidenti Ilir Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy