
Eksperti i energjisë Lorenco Gordani nga studio e lajmeve në MCN TV deklaroi se ne duhet të kishim qenë vendi i parë me bursë energji. Ndërsa lidhur me situatën e mungesës së energjisë, ai theksoi se është një situatë pothuajse e përhershme sa i përket edhe gjendjes së kaskadës në një periudhë tillë, në sensin e shfrytëzimit të kaskadës.
Ndërsa përsa i përket rritjes së çmimit të energjisë për bizneset duke përjashtuar konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla, Gordani tha se qeveria ka marrë një masë që është më e favorshmja pasi shkon në interes të konsumatorëve familjarë.
Sa i përket situatës së borxheve Gordoni deklaroi se ‘janë rreth 500 milionë euro borxhe dhe pjesa më e madhe bëhet nga debit e konsumatorëve të akumuluar në vite. Edhe pse vitet e fundit konsumatorët janë bërë më të rregullt, nga ana tjetër mbetet se institucionet buxhetore dhe kryesisht ato jobuxhetotre kanë pasur një rritje të stokut’.
Në fakt ne duhet të kishim qenë vendi i parë me bursë energjie. Modeli energjetik është, ne shumë shpejt do kalojmë në regjimin rajonal, duhet të përshpejtojmë hapat dhe të nxjerrim mësim nga këto situata. Qeveria ka marrë një masë që është më e favorshmja në këtë rast që shkon më shumë në interes të konsumatorëve familjarë por dhe kjo në varësi të faktit se janë votues kemi një interes të ndërsjellët.
Nga ana tjetër kemi biznesin e cila vazhdon të furnizohen nga OSHEE por nga janari duhet të dalin në tregun e lirë për ti dhënë mundësi për tu akomoduar dhe për të gjetur zgjidhje më të përshtatshme. Edhe pse unë them se edhe pas 6 mujorit të dytë të 2022 çmimi do mbetet i lartë.
Dua të shtoj dhe diçka tjetër se kjo nuk do ndodhi vetëm në Shqipëri, por po ndodh dhe në rajon dhe aq më pak në Evropë. Nuk e shoh aq shumë si një shqetësim për falimentim pro do reflektohet me rritjen e çmimit që reflektohet fatkeqësisht te konsumatori.



