Sondazhi: Një gjerman në katër ka mendime antisemite

Sondazhi: Një gjerman në katër ka mendime antisemite

Rreth 27% e gjermanëve dhe 18% e elitës ekonomike në Gjermani kanë mendime që mund të konsiderohen antisemite. Ky është përfundimi i një studim të bazuar mbi një sondazh të kryer nga Kongresi Botëror Hebraik në mbi 100 vende. Rezultatet janë publikuar në “Sueddeutsche Zeitung”.

Sipas këtij studimi, i cili analizoi përgjigjet e një mostre prej 1 300 personash, antisemitizmi është rritur në shoqërinë gjermane. 41% e popullsisë besojnë se hebrenjtë flasin më shumë seç duhet për Shoah, 28% e elitës besojnë se ata kanë një vend shumë të rëndësishëm në ekonomi, dhe 26% mendojnë se "kanë shumë fuqi në politikën botërore".

Këto dy deklarata të fundit i përkasin repertorit të antisemitizmit klasik, vëren gazeta gjermane. 48% besojnë se hebrenjtë janë më besnikë ndaj Izraelit sesa ndaj Gjermanisë dhe në 22% të rasteve se urrejtja është më shumë për shkak të veprimeve të tyre, sesa për arsye fetare.

Në të njëjtën kohë, studimi tregon se ka një vetëdije në rritje për një antisemitizëm në rritje dhe dëshirën për ta luftuar atë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy