Ashtu siç ishte parashikuar, pas vizitës në Kosovë, Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Europë dhe Euroazinë, Victoria Nuland ka mbërritur në Tiranë rreth orës 14:00 të së dielës dhe me axhendë të fokusuar tek miratimi i Reformës në Drejtësi.
Nuland takimin e parë me liderët e politikës e ka mbajtur me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati rreth orë 14:40. Nga ana e tij Ministri Bushati e njoju Ndihmës Sekretaren me zhvillimet më të fundit në vend dhe me vendosmërinë e ekzekutivit Rama për të miratur Reformën në Drejtësi. Gjithashtu raportohet se tema bisede mes dy zyrtarëve të lartë ishin lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përforcimi i ligjit në ekonomi, si iniciativa me impact direkt në avancimin e Shqipërisë në procete integruese të Bashkimit Europian.
Gjithashtu Bushati përfitoi nga ky takim për të falenderuar Ndihmës Sekretaren Nuland për mbështetjen e SHBA-ve për proceset demokratizuese, konsolidimin e shtetit ligjor dhe kryerjen e reformave duke theksuar se e një rëndësie themelore për suksesin e Reformës në Drejtësi mbetet mbështetja dhe asistenca e ekspertëve amerikanë.
Ashtu siç parashikohej nga ana e saj Ndihmës Sekretarja Nuland vuri theksin tek Reforma në Drejtësi duke e konsideruat si çështje me prioritet të lartë në marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë, gjithashtu dhe për avancimin e vendit tone drejt antarësimit në BE. Një ditë nga mbyllja e samitit të NATO në Varshavë, Nuland vlerësoi, gjatë takimit me Bushatin, edhe rritjen e kontributit të Shqipërisë në misionet e alencës dhe në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmave të dhunshëm. Ndihmës Sekretarja rikonfirmoi mbështetjen amerikane në proceset demokratizuese, në integrimin e mëtejshëm euroatlantik si dhe në prosperitetin e vendit tone dhe të gjithë shqiptarëve në rajon.



