Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar pas ditës së dytë të protestës së naftëtarëve të Fierit dhe Kuçovës, të cilët kundërshtojnë shkurtimin e pagave të tyre nga ana e Albpetrolit.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, MIE sqaron se në dialog edhe me përfaqësuesit e Sindikatës së punonjësve ka pezulluar procesin e ristrukturimit si dhe i ka rekomanduar shoqërisë një rregullim të brendshëm të nivelit të pagave.
Si rezultat i kësaj ndërhyrjeje është bërë e mundur që:
MIE thekson se do të mbajë në vëmendje procesin e ristrukturimit dhe forcimit të shoqërisë Albpetrol si dhe kujdesin social për punonjësit e saj.
Naftëtarët e Fierit dhe Kuçovës kanë protestuar dje dhe sot, duke kërkuar sqarime për ndryshimet në paga.



