Izraeli firmos me Gjermaninë për blerjen e 3 nëndetëseve

Izraeli firmos me Gjermaninë për blerjen e 3 nëndetëseve

 Izraeli pritet të nënshkruajë brenda një afati të përcaktuar kohor një protokoll-marrëveshje me Gjermaninë për blerjen e tre nëndetëseve lufte një kontigjent shtesë, me një vlerë të përgjithshme 1,2 miliardë euro, raportoi sot e përditshmja izraelite “Maariv”.

Protokolli pritet të nënshkruhet më 7 nëntor nëse nuk ndodh ndonjë pengesë deri në atë periudhë, njoftoi gazeta.

“Të tre mjetet duhet të zëvendësojnë brenda një harku kohor nëndetëset më të vjetra të flotës izraelite të tanishme, në shërbim prej vitit 1999”, pohoi Maariv.

Ato i përkasin llojit Delfin, të ngjashme me pesë nëndetëset e tjera të ndërtura më parë në Gjermani dhe tashmë të dorëzuara nga kjo e fundit. Gjermania duhet të dorëzojë gjithashtu nëndetësen e gjashtë në radhë në kuadër të kontratës së blerjes.

“Tre nëndetëset e reja janë të një modeli më të fundit dhe më të sotisfikuar”, shprehet Maariv.

I pyetur nga media, Ministria izraelite e Mbrojtjes nuk pranoi të komentoi në lidhje me informacionet e transmetuara nga media.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy