
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi finalizuan me sukses projektin “Ishujt 2023” për ofrimin e shërbimeve për pajisje me dokumente biometrikë për të gjitha kërkesat e dërguara nga bashkatdhetarët tanë me banim në Kretë, Rodos dhe ishujt përreth.
Ministria e Jashtme bën të ditur se 809 shtetas shqiptarë me banim në Greqi, nga bebe të porsalindura e deri te personat në moshë të thyer, kanë përfituar shërbimin, duke reduktuar kostot e dokumenteve të tyre biometrikë si dhe distancat e largëta.
Në vijim thuhet se projekti zbatohet për të tretin vit radhazi në bashkëpunim me autoritetet greke.



