Spaho: Kuvendi i Bashës i pavlerë, 70% e delegatëve kanë firmosur për pjesëmarrje më 11 dhjetor (VIDEO)

Spaho: Kuvendi i Bashës i pavlerë, 70% e delegatëve kanë firmosur për pjesëmarrje më 11 dhjetor (VIDEO)

Deputeti i PD Edmond Spaho e quajti të pavlerë kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha i cili pritet të mbahet më 18 dhjetor. Në një intervistë për edicionin e lajmeve të MCN TV Spaho tha se 70% e delegatëve kanë firmosur për pjesëmarrje më 11 dhjetor pasi kërkojnë ndryshime në PD dhe vendimet për këto ndryshime siç u shpreh ai do të merren në kuvendin e thirrur nga Sali Berisha.

Ndërkohë kujtojmë se ish-kryetari i PD, Sali Berisha pritet të jetë pasditen e sotme në Devoll në Foltoren e radhës. 

Intervista:

Z. Spaho, veç jush kush do jetë në krah të z. Berisha sot?

Spaho: Organizimi ka përfunduar dhe ka interes të madh për pjesëmarrje. Devolli e ka pritur gjithnjë me kënaqësi Berishën. Do të ketë pjesëmarrje nga drejtues aktualë dhe ish-drejtues e funksionarë të tjerë.

Cili është mendimi juaj për vendimin që ka marrë deputetja Sorina Kote, e cila do jetë në të dy kuvendet  e PD?

Spaho: Është zgjedhja e saj, pyetja është për të. Kuvendi është ai i 11 dhjetorit ku do të merren vendime për ndryshime në statutin e PD sepse shumica është e pakënaqur për përjashtimin e Berishës dhe vendime të tjera. Anti kuvendi që synohet të mbahet më 18 dhjetor është vetëm një përpjekje e mjerueshme. Automatikisht kuvendi i tij do jetë i pavlerë sepse 70% e delegatëve kanë firmosur për pjesëmarrje më 11 dhjetor.

Z. Spaho, si pritet të zhvillohet takimi i 11 dhjetorit. Ka pasur të dhëna, se veç delegatëve, do ftohet dhe trupi diplomatik i akredituar në Tiranë.

Spaho: Këto janë çështje të grupit organizator që do të bëhen të ditura në momentin e përshtatshëm.

E shihni si opsion unifikimin e dy kuvendeve?

Spaho: Këto janë thashetheme sepse nuk ka për të ndodhur një gjë e tillë sepse problemet janë shumë të mprehta. Basha pati mundësi 8 vite për të drejtuar dhe ka humbur 4 palë zgjedhje dhe ka pasur dështime të plota. Por ne i ftojmë mbështetësit e tij të japin kontributin e tyre në kuvendin e 11 dhjetorit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy