Rikthehet pas shumë vitesh këngëtarja e njohur: Si ma mori burrin shoqja e ngushtë (FOTO)

Rikthehet pas shumë vitesh këngëtarja e njohur: Si ma mori burrin shoqja e ngushtë (FOTO)

Këngëtarja Shania Twain ka thyer heshtjen pas largimit disavjeçar nga skena. Aktualisht 51-vjeçe, këngëtarja e hitit “Man, I feel like a woman” dhe yll i muzikës kauntri, ka rrëfyer brengën e divorcit pasi i shoqi e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë dhe humbjen e zërit.

Twain është shprehur se iu thye zemra kur i shoqi, Mutt Lange, e la për shoqen e saj të ngushtë, Marie-Anne Thiébaud. Ata kishin 14 vjet martesë dhe një partneritet shumë të suksesshëm edhe në biznes, me anë të të cilit kishin arritur të paktën 300 milionë dollarë.

“Mendoja se martesa ishte e përjetshme. E besoja këtë. Por kur u prish gjithçka, çdo gjë mori fund, edhe bashkëpunimi ynë muzikor”, ka thënë ajo për “The Sun”.

Ajo tashmë është martuar me ish-burrin e shoqes, Frederic Thiebaud, dhe ka një fëmijë 15-vjeçar me ish-bashkëshortin e saj.

Në vitin 2002, ajo humbi zërin si pasojë e sëmundjes Lyme. “Ishte shumë dëshpëruese, por përpiqesha të ngushëllohesha me faktin se mund të shkruaja muzikë. Dhe të shkruati ka qenë dashuria ime e parë”, thotë ai.

Twain pritet të hedhë së shpejti në treg një album të ri.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy