Mes gazit lotsjellës Kuvendi ratifikon Demarkacionin pas bllokimit 3-vjeçar. Reagon BE: Kriteri kryesor për vizat

Mes gazit lotsjellës Kuvendi ratifikon Demarkacionin pas bllokimit 3-vjeçar. Reagon BE: Kriteri kryesor për vizat

Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen për ndarjen e kufirit me Malin e Zi, pas tri vitesh zvarritje në këtë proces.

Pas këtij vendimi, kosovarët shumë shpejt do të mund të lëvizin lirshëm pa viza në zonën Shengen,

Kjo marrëveshje mori 80 vota pro, 11 kundër dhe  0 abstenim.

Në seancën e sotme, Kuvendi u përball për më shumë se tetë orë me gazin e deputetëve të Vetëvendosjes.

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi e nënshkruar në Vjenë në vitin 2015 kishte krijuar një situatë të tensionuar në Kuvend dhe jashtë saj gjatë kohës sa në krye ishte Isa Mustafa..

Kuvendi u përballë me gaz lotsjellës e gjësende të ndryshme edhe në të kaluarën nga opozita.

Pamundësia për ta çuar tutje marrëveshjen me Malin e Zi, kishin rezultuar në rrëzimin e qeverisë Mustafa.

Arrestimi i deputetëve nuk e ndalon Vetëvendosjen të hedhi gaz për herë të 4-t në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje duket se është e vendosur për të penguar votimin e demarkacionit me Malin e Zi. Për të katërtën herë radhazi gjatë ditës së sotme, deputetët e kësaj lëvizjeje kanë hedhur gaz lotsjellës në seancë, duke shkaktuar ndërprerjen e radhës së saj.

Edhe pse policia largoi disa nga deputetët e kësaj force politike të cilët në seancat e para kishin bllokuar votimin për marrëveshjen e Demarkacionit.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje akuzuan kreun e Kuvendit Kadri Veseli se ishte ky i fundit që firmosi urdhërin për ndalimin e deputetëve. 

Sot ishte paralajmëruar miratimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, një nga kushtet e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave.

Menjëherë kanë ardhur edhe reagimet e para nga Brukseli zyrtarë që ka përshëndetur ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi duke thënë se paraqet një arritje të vërtetë. 

Në një deklaratë të përbashkët të Shefes së Lartë për Politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini, Komisionarit për Punë të Jashtme, Johannes Hahn dhe Komisionari për Çështje të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, kanë thënë se ratifikimi i demarkacionit ishte kush kyç për liberalizimin e vizave. Në faqen zyrtare të BE, thuhet se tani Brukseli do të vëzhgojë Kosovën në luftën kundër korrupsionit.

"Ratifikimi i sotëm i Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, nga Kuvendi i Kosovës, paraqet një arritje të vërtetë, një progres të mirëpritur dhe konkret, shumë në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore, si dhe Strategjinë e re të Komisionit për Ballkanin Perëndimor. Ratifikimi është gjithashtu përmbushja e njërit prej kritereve kryesore për liberalizimin e vizave të Kosovës. Siç tha kryetari Juncker gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, është një hap vendimtar drejt liberalizimit të vizave, i cili do të përfitojë para së gjithash njerëzit. Në vitin 2016, Komisioni Europian i propozoi Këshillit dhe Parlamentit Europian heqjen e kërkesave për viza për qytetarët e Kosovës me të kuptuarit se Kosova do të ratifikojë Marrëveshjen e Ndarjes së Kufirit me Malin e Zi dhe do të forcojë të dhënat e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vlerësimi i procesverbalit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdon edhe në dritën e informacionit të fundit të dhënë nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ndërkombëtarëve. Bashkimi Evropian pret që të gjitha palët në Kosovë të vazhdojnë punën e madhe dhe përpjekjet e suksesshme për të arritur udhëtimin pa viza për popullin e Kosovës dhe në interes të rajonit”, thuhet në deklaratë.

Gjthashtu Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini ka shkruar në rrjetin social "Twitter" se ky është një lajm i mirë nga Prishtina. Sipas saj pas ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin, tani Kosova do të udhëtoj pa viza drejtë Europës. 

Lajme të mira nga Prishtina: ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Kosova drejt Evropës pa viza për qytetarët e saj”, ka shkruar Mogherini. 

Ndërsa Komisioneri për Çështje të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, ka thënë se ratifikimi i demarkacionit ishte kush kyç për liberalizimin e vizave.

"Mirëpresim ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës. Një hap vendimtar përpara për Kosovën drejt liberalizimit të vizave", shkruan Avramopoulos në "Twitter".

Edhe raportuesja për vizat në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës. Përmes një postimi në "Twitter", Fajon ka thënë se do të bëjë gjithçka që liberalizimi i vizave për Kosovën të bëhet realitet sa më shpejt.

Shumë e lumtur për lajmet pozitive nga Kosova me ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit. Një pengesë e rëndësishme është tejkaluar për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Unë do të bëjë më të mirën time për liberalizimin e vizave me BE-në që së shpejti të bëhet realitet. Kosova nuk ka qenë kurrë më pranë Evropës”, ka shkruar Fajon. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy