Këngëtari i njohur i muzikës popullore të Shqipërisë së mesme, Xhavit Dedej thotë se për të pasur sukses duhet të punosh shumë.
Kënga “O Shijak me halle”, është më e suksesshmja, asnjë nuk po i afrohet asaj. Kam një këngë që do e nxjerr këtë javë, besoj se kjo do i afrohet.
Unë jam i dy brezave dhe i kohës të partisë dhe tani. Unë mendoj se gju më gju me popullin, është më mirë. Mendoj se të jesh popullor dhe të përshtatesh me njerëzit të mban në treg.
Unë jam nip nga Shijaku, origjina ime është nga Vora, në Tiranë kam vuajtur dhe kam bërë qejf.
Kur e bëra këngën e Shijakut, nuk ma mori kurrë mendja se do bëhej hit. Çdo këngëtar që e këndon nëpër dasma këtë këngë, merr bakshish.
Në emisionin “Zgjohu me MCN” ai zbuloi se në dasma këndon zakonisht me Mirjeta Memën, Eranda Libohovën dhe me Artjola Toskën.
Sa i takon koncerteve jashtë vendit zbuloi se në Itali shkon më shumë, pasi ka më shumë nga Shqipëria e mesme.
Çdo këngë pëlqehet jashtë, se kanë mall më shumë. Gjithë sezonin i kam 40 data të zëna, ka dhe ndonjë të lirë.
Nëse kënga kërkohet ngel, ndërsa këngët që janë veç dy javë shuhen. Duhet të punosh dhe të bësh shumë materiale që të ngeli një.
Çdo këngëtar ka rolin e vetë. Ai që e bën muzikën siç e bëj unë nuk ndërron. Ai që është tifoz me Tiranën, nuk ndërron.
Shikoj të rinjtë nëpër mbrëmje që i duan shumë këngët. Më pëlqen shumë që këta të rinjtë kthehen.
Momentalisht po bëj një potpuri tradicionale për dhëndrin dhe nusen, do e bëj klipin tamam siç bëhet nusja.



