Zvicra do të përfaqësojë interesat diplomatike të Ekuadorit në Meksikë sipas një marrëveshjeje të nënshkruar ditën e sotme.
Kjo u bë e ditur nga Ministria e Jashtme e Kuitos në profilin e saj X.
Sipas marrëveshjes, Zvicra do të mbrojë interesat diplomatike të Ekuadorit në Meksikë, bazuar në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Për më tepër, ajo do të mbajë shërbimet konsullore për qytetarët ekuadorianë në territorin meksikan.
Zvicra tashmë përfaqëson interesat e Meksikës në Ekuador, në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar më 15 qershor.
Në muajt e fundit, Mexico City kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Quito-n, pasi qeveria e Daniel Noboa urdhëroi policinë të bastiste ambasadën meksikane për të arrestuar ish-zëvendëspresidentin Jorge Glas.



