Dyqind dosje në vit presin radhën të zbardhen nga një prokuror (VIDEO)

Dyqind dosje në vit presin radhën të zbardhen nga një prokuror (VIDEO)

Shkarkimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për shkak të vetingut kanë krijuar një ngërç të ri, tashmë të pritshëm në sistemin e drejtësisë. Me mijëra dosje pritet të gjykohen, ndërsa i paktë është numri i prokurorëve dhe gjyqtarëve që duhet  t’i zbardhin. Kështu, në Prokurorinë e Tiranës, prokuroria me numrin më të lartë të dosjeve, ka ngarkesën më të madhe për shqyrtimin e tyre.

Burime nga organi i akuzës së Tiranës bëjnë të ditur se një prokuror  ka deri në 200 dosje në vit, të cilat janë në radhë dhe në pritje për t’u zbardhur . Po ashtu, burimet nga Prokuroria e Tiranës i thanë Tema TV se për shkak të numrit të lartë të këtyre dosjeve që ka një prokuror, këtij të fundit  i duhet të paraqitet në 8 seanca gjyqësore brenda një dite.

Duke llogaritur oraret e tejzgjatura të seancave gjyqësore, prokurorët e kanë të pamundur t’i arrijnë të gjitha gjyqet, çka sjell si pasojë edhe shtyrjen e tyre në kohë.

Kjo bën që prezenca e tyre në sallë për të përfaqësuar akuzën, të mungojë e për pasojë edhe gjyqi të shtyhet në pritje të ardhjes së prokurorit.  Janë qindra e mijëra ngjarje që ndodhin thuajse çdo ditë, të cilat policia i referon në prokurori e që kjo e fundit duhet t’i vërtetojë përpara trupës gjykuese, në mënyrë që kriminelët të marrin dënimin e merituar.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy