
Avokati Jordan Daci komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV hartën e re gjyqësore duke paralajmëruar që sistemi do të bjerë në kolaps. Sipas tij harta e re bëhet për të justifikuar mungesën e gjyqtarëve. Duke marrë parasysh pabarazinë në ngarkesë, Daci propozon një rishpërndarje të burimeve njerëzore, pasi një gjyqtari do t’i duhet në rastin më të mirë të mbulojë dy çështje në ditë.
E kundërshtojmë këtë gjë për disa arsye. E para i gjithë sistemi do bjerë në kolaps. Dëmi më i madh u bëhet qytetarëve dhe bizneseve. Marrim një qytetar që jeton në Theth, i duhen dy tre orë që të dalë në Shkodër. Për flasim për viktima të dhunës në familje, qytetarë që janë në pamundësi financiare që t’i ndjekin çështjet gjyqësore atje ku janë”.
I pyetur mbi deklaratat e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, lidhur me konsultimet, Daci shprehet:
Kjo është ‘më ka u çnona me la gojën’. Unë vetë s’kam qenë në asnjë takim. Janë marrë shërbime ku nuk është reflektuar asnjë kërkesë e avokatëve. Asgjë nuk është marrë parasysh, kjo është një e vërtetë që s’ka nevojë për prova. Shkaku i grevës lidhet me hartën e re gjyqësore edhe probleme të sistemit. Në vendet e rajonit ka pasur greva që kanë zgjatur deri në një vit. Problemet e avokatisë janë probleme të sistemit. Sistemi e koncepton veten me dy këmbë, në fakt është me tre, është edhe avokatia”.
Daci thotë se sistemi i ri do të krijojë një stok çështjes nga 90 mijë deri në 110 mijë.
Një shkak është budallallëku që i karakterizon shqiptarët, që po thanë një gjë, nuk tërhiqen. Harta është tërësisht jo funksionale. Gjykata e Apelit të Tiranës mbulon 20 për qind të çështjeve dhe koha e mbulimi ka qenë nga 6 muaj në një vit e gjysmë, nëse do ta zbatojmë, kemi në dispozicion 20 për qind të gjyqtarëve, që do jetë formalisht gjykatë, por s’do jetë funksionale për 5 vite. Të paraburgosurit duhet të udhëtojnë përditë në Tiranë. Do kemi probleme të sigurisë dhe kosto marramendësi. Imagjinoni sa vetë do angazhohen për çdo ditë. Sepse çdo ditë një gjykatë ka 4-5 masa sigurie, Tirana ka më shumë. Sistemi i ri do ketë një stok nga 90 mijë, 100 mijë 110 mijë. Do kemi një stok të papërballueshëm. Lajmi i keq është që sistemi funksional që kemi, ofron disa herë më të vogël se sistemi komunist që ne kishim. Studimi ka marrë për basë Danimarkën, Suedinë, Norvegjinë, ku shumë vepra penale nuk njihen fare”.
Avokati thotë se harta e re gjyqësore duhet të marrë parasysh edhe politikën kombëtare, që të mos shpopullohen rrethet.
Një e vërtetë ka në këtë histori, që mes gjykatave ka pabarazi në ngarkesë. E vetmja gjë që mund të bëhej ishte rishpërndarja e burimeve njerëzore, që puna e një gjyqtari të ishte e përballueshme. 365 ditë ka viti, një gjyqtari do t’i duhet në rastin më të mirë të mbulojë dy raste në ditë. Kjo që po ndodh do ta rëndojë më keq situatën. Njerëzit e përfshirë në këtë histori tregojnë që s’kanë dijeni dhe njohuri ekonomike. Sistemi i Gjykatës së Lartë do dali me 1 miliard euro bllokim fondesh. Kjo hartë bëhet për të justifikuar mungesën e gjyqtarëve. Shumica e gjyqtarëve të Apelit janë kthyer si gjyqtarë shëtitës. Harta gjyqësore duhet të marrë parasysh edhe një politikë kombëtare, nuk mund t’i shpopullojmë rrethit. T’i heq edhe praninë e biznesve në rreth. Duket sikur po kursejmë, por i bëjmë gropën vetes, do ta shkatërrojmë sistemin”.



