
Britney Spears mund të mos ngjitet më në skenë për të performuar.
Kështu ka bërë me dije vetë këngëtarja në një postim në Instagram ku thotë se është traumatizuar për kushtet në të cilat ka punuar për 13 vjet.
Ylli i popit i referohet në veçanti kushteve të punës gjatë trembëdhjetë viteve në të cilat ajo ishte nën kujdestarinë ligjore të babait të saj.
Jam traumatizuar për gjithë jetën dhe ndoshta nuk do të performoj më.
Britney thotë se gjatë viteve të kujdestarisë ligjore nuk ka qenë e kënaqur me fotot dhe videot që janë realizuar në turnetë e saj, ashtu siç nuk ishte e kënaqur me kërcimtarët.
Sipas asaj që shkruan faqja Cinema Blend, fakti që nuk dua të performoj më nuk është diçka që ka lindur tani.
Në vitin 2021, ish-menaxheri Larry Rudolph tha se këngëtarja kishte treguar qëllimin e saj për t'u larguar nga skena, por kjo është hera e parë që ajo e deklaron këtë pasi, pas 13 vitesh, ajo ka kontrollin e plotë të jetës së saj dhe mund të vendosë.



