Një shpërthim i fortë javën e kaluar dërgoi shkëmbinj vullkanik në det rreth ishullit Niijima, që ndodhet 150 km në jug të kryeqytetit japonez Tokio.
Momenti i shpërthimit u kap nga roja bregdetare e Japonisë, e cila ndau pamjet të martën. Agjencia tha se shpërthimi kishte arritur një lartësi prej rreth 200 metra.
Ishulli vullkanik u formua dhjetë vjet më parë. Emri i tij përkthehet si “ishull i ri”.



