Danaj: Mungesa e fuqisë punëtore, prej 5 vitesh po ndihet rëndë. Po klasifikohemi vend me popullsi të plakur (VIDEO)

Danaj: Mungesa e fuqisë punëtore, prej 5 vitesh po ndihet rëndë. Po klasifikohemi vend me popullsi të plakur (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj për mungesën e fuqisë punëtore në Shqipëri, thotë se ka rreth pesë vite që pesha po ndihet rënë në ekonomi.

Në një lidhje për MCN Economy, ai deklaroi se kjo mungesë po ndihet sidomos në bizneset dhe sipërmarrjet shqiptare, për të cilat tha se janë në vështirësi të madhe për krahun e punës, por edhe për nivele më të larta profesionale, për shkak të mungesës së politikave por edhe mungesës së arsimit.

Sipas tij, mungesa e krahut të punës dhe arsimit, sjell ndikim në ekonominë e vendit, pasi do të ketë më pak njerëz dhe kjo do të thotë më pak konsum dhe më pak njerëz të punësuar.

Po vijmë gjithmonë e më shumë sa i takon demografisë po klasifikohemi si një vend që popullsia po plaket, nga një vend prodhues në një vend me popullsi të plakur.

Kjo normalisht rëndon mbi rendimentin e prodhimit. Pavarësisht se ne kemi të ardhurat më të ulëta në rajon, këto nuk përkojnë me rendimentin.

Kjo e dëmton ekonominë shqiptare. Ata që largohen, më shumë ka të bëjë me çështjen e sigurisë dhe shpresës.

Këtu të rinjtë, por jo vetëm të rinjtë, e shohin Shqipërinë si një vend jo të sigurtë për të ardhmen e tyre që nuk jep shpresë përmirësimi.

Të gjitha politikat që ka bërë shteti jonë për rritjen e mirëqenies, sigurisë, arsimit, kanë qenë të gabuara dhe për këtë arsye, pavarësisht se disa mund të kenë paga më të mira, më mirë preferojnë të jenë me paga më të ulëta në vendin ku shkojnë, se e dinë që do e kenë pagën të sigurtë dhe jo se do të zgjohet pronari të nesërmen me hënë.

Nuk ka asnjë lloj lëvizje konkrete dhe serioze.

Që në momentin që nuk e orientojmë rininë dhe studentët se cili është tregu i punës, çfarë mundësish jep një punë apo një tjetër, të gjithë do i kemi për mjekësi, për në Gjermani, apo për juridik dhe ekonomik, për tu profilizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy