“Xhadat”- Apeli për ndihmë/ 31-vjeçari nuk paguan dot ilaçet!

“Xhadat”- Apeli për ndihmë/ 31-vjeçari nuk paguan dot ilaçet!

31-vjeçari nga Miloti Indrit Bega, prej vitesh vuan nga disa sëmundje dhe është në vështirësi të mëdha ekonomike. Ai është diagnostikuar më sëmundje të zemrës, mëlçisë, azotemisë në veshka dhe diabetit, prej të cilave përfiton një pagesë nga Kempi. Por edhe ato para që merr nuk i dalin për ilaçet e tij mujore. Megjithëse mjeku ia ka ndaluar të punojë, ai shpeshherë për të mbajtur familjen e tij shkon për të mbledhur kanaçe.

Në kushte të mjerueshme është edhe shtëpia e tyre, sepse është pa lidhje të energjisë elektrike dhe ata ndriçohen vetëm nga drita e qiririt.

Indriti thotë se:

Marr 110 mijë lek kemp, por ato nuk më dalin të blej as gjysmën e ilaçeve. Dal të mbledh kanaçe, të mbaj tre fëmijët dhe të paguaj qiranë e shtëpisë, e cila është pa drita pa asnjë gjë.

Bashkëshortja e tij, Anila e cila është 24-vjeç dhe thotë se nuk ka mundësi të punojë pasi i ka fëmijët të vegjël dhe nuk ka kush të kujdeset për ta.

Kam tre fëmijë, kam burrin e sëmurë, kam vajzën e vogël dhe nuk kam mundësi të punoj. Jetojmë në një shtëpi pa drita. Fëmijët i ushqej me atë çfarë më japin komshinjtë, ndonjëherë edhe bukë thatë.

Nëna e Indritit, Bukuria me lot në sy thotë se nuk ka me çfarë t’i vizitojë fëmijët te mjeku pasi të vetmet të ardhura që kanë vijnë nga shitja e kanaçeve dhe nuk dalin as për të ngrënë.

Ne nuk kemi drita. Ne jemi në errësirë. Mbledh kanaçe, pagure dhe hekura që t’i shes dhe të mbaj fëmijët. Nuk kam me çfarë t’i vizitoj te mjeku, pasi ilaçet e djalit kushtojnë shumë rreth 280 mijë lekë të vjetra, nga të cilat vetëm ilaçet e diabetit janë të rimbursuara, ndërsa pjesa tjetër nuk rimbursohet.

Ajo apelon për ndihmë:

Unë kërkoj nga ju vetëm ilaçet dhe po patën ndonjë ushqim për të ngrënë të paktën ilaçet t’I kem”.

Në dyqanin e lagjes familja Bega jo vetëm blen me listë, por e ka të pamundur të shlyejë edhe borxhet, sidomos tani që janë rritur edhe çmimet.

Edhe shitësja e dyqanit ndan të njëjtin shqetësim për familjen Bega.

Më hall nuk ka ku shkon. I sëmurë me tre fëmijë , gruaja pa punë, të gjithë pa punë , me 100 mijë lekë të vjetra ku të shkojnën . Shifni sa i ka ushqimet. Fukarenj janë, shumë fukarenj . E kanë shumë të vështirë të jetojnë”.

Familja Bega ka nevojë për ndihma si në ushqim dhe veshmbathje, por kryesorja për ta janë ilaçet.

Kush ka mundësi të ndihmojë të kontaktojë në nr. e telefonit: 0685067144

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy