Presidenti Ilir Meta, po mban sot një konferencë të jashtëzakonshme për media, përmes së cilës ka apeluar për zbardhje të shpejtë dhe urgjente të ngjarjes së Elbasanit, që sipas Metës, ka zbehur integritetin në pragë zgjedhjesh.
Ndërsa përsëriti edhe një herë pyetjet drejtuar prokurorisë dhe policisë, Meta kërkoi zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje urgjentisht, ndërsa theksoi se konstaton se ka një vullnet të padukshëm për ta shtyrë pas datës së zgjedhjeve.
“48 orë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë për 100 vitet që vijnë. Kam besim te qytetarët
Arsyeja pse jam sot këtu është për të dekurajuar cdo lloj krimi zgjedhor. Jam këtu për t’ju drejtuar gjithë prokurorrëve gjyqatërve si kryetar i shtetit, që do të jetë në detyrë edhe të hënën e të martën e në vijim për të garantuar vazhdimësinë e shtetit dhe të ndërrimit të pushtetit. Ky është i vetmi angazhim i imi.
A ka patur shqetësime presidenti patjetër. A e ka ngritur zërin patjetër? për të shkuar në vesh të atyre që e duan Shqipërinë, jo hipokritëve që pas datës së nesërme duan t’i vënë kushte të reja vendit. Por ka dështuar ky skenar.Dje kam bërë publike qëndrimin tim lidhur me ngjarjen në Elbasan, edhe pse po mbushen 72 orë ende prokuroria dhe polciia nuk kanë një version shterues. Kam ndjekur me vëmendje veprimet për këtë ngjarje që meriton të zbardhet urgjentisht. Dhe të mos kemi asnjë ngjarje tjetër, me fyerje, jo më me vrasje e plagosje. Edhe pse dje kam ngritur disa pyetje që kërkojnë përgjigje të shpejtë e të plota, prokuroria e policia duket se janë në një apati e nuk po veprojnë. Konstatoj se ka një vullnet të padukshëm për ta shtyrë pas datës së zgjedhjeve. Kjo ngjarje duhet të zbardhet urgjentisht sepse provat kanë qenë atje. Për ti thënë jo cdo lloj veprimi që përben krim zgjedhor, përsëris pyetjet e mia për organet e zbatimit të ligjit.” tha Meta ndërsa përsëriti pyetjet për institucionet ligjzbatuese.
Meta akuzoi drejtpërdrejtë SPAK dhe Prokurorinë e Elbasanit, si përgjegjëset kryesore të kësaj ngjarjeje të rëndë, pasi sipas Kreut të Shtetit, nëse ato do të kishin reaguar, vrasja nuk do të kishte ndodhur.
Pyetjet për institucionet ligjzbatuese:
– A janë të përfshirë në këtë ngjarje, persona me precedentë penalë? Nëse po, cilët janë emrat e tyre si autorë të dyshuar për shkaktimin e saj? Përse Policia e Shtetit, nuk ka kryer ndalimin dhe shoqërimin e tyre?
– A janë këta persona të përfshirë në këtë ngjarje, të njëjtët që shoqëronin Kryeministrin më 14 mars, “Ditën e Verës”, dhe që ushtruan dhunë ndaj mbështetësve të opozitës?
– A ka marrë organi i Prokurorisë dhe Policia e Shtetit, dëshminë e oficerëve të lartë dhe punonjësve të Policisë, që kanë qenë të pranishëm në ngjarje?
– Përse punonjësit e Policisë të pranishëm në ngjarje nuk kanë reaguar, për të neutralizuar përplasjen me armë dhe ndaluar të gjithë personat e përfshirë?
– Pse u lejua largimi i personave të përfshirë nga vendi i krimit kur Policia ishte njoftuar dhe ishte aty?
– A ka qenë i mbuluar ambjenti publik apo ambjentet private me kamera të sigurisë? Nëse po, a është bërë kqyrja dhe sekuestrimi i menjëhershëm i materialit filmik në cilësinë e provës?
– Sa kohë u është dashur organeve të zbatimit të ligjit të mbledhin këto materiale filmike?
– Nëse ka patur zvarritje, cilët janë përgjegjësit? Mos u është lënë kohë për të fshirë pamjet?
– Vonesa të tilla, a janë tregues i mosveprimit me dashje nga ana e strukturave të veçanta brenda Policisë së Shtetit, për t`i lënë kohë personave përgjegjës të zhdukin çdo provë që bën të mundur zbardhjen e dinamikës së vërtetë të ngjarjes dhe përgjegjësinë e çdo individi të përfshirë në këtë konflikt tragjik?
– A është Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në konflikt interesi, për kryerjen e këtyre hetimeve?
– A duhet Prokuroria e Posaçme (SPAK), të fillojë hetimet, pasi në këtë ngjarje mund të jenë të përfshirë edhe funksionarë të lartë të shtetit dhe deputetë?
“Dhe pse kanë kaluar orë nga ngjarja, nuk është dhënë asnjë përgjigje për ngjarjen tragjike që meriton të zbardhet urgjentisht. Përpara se të kemi ngjarje të tjera dhe të mos kemi asnjë ngjarje tjetër. Dhe pse dje kam ngritur disa pyetje që kërkojnë përgjigje nga institucionet, këto të fundit prokuroria dhe policia nuk po veprtojnë. Ka një vullnet të padukshëm, kokfortë dhe kriminal për ta shtyre këtë proces pas zgjedhjeve. Provat kanë qënë atje, se kush ka qënë atje, në mes të Elbasanit duke vendosur në rrezik jetën e qytetarëve.
Meta thekson se do të jetë në detyrë edhe pas 26 prillit, sipas tij “për të garantuar ndërrimin e pushtetit në respekt të kushtetutës e rezultatit që do japin qytetarët”.
“Arsyeja pse jam sot këtu para jush është për të dekurajuar cdo lloj krimi zgjedhor, se është krimi zgjedhor ai që për katër vite mban peng intregrimin e kërcënon seriozisht edhe gjatë ditës së nesërme.
I drejtohem gjithë prokurorëvë gjyqtarëve përfaqësuesve të institucioneve ligjzbatuese si kryetar i shtetit që do jetë në këtë detyrë edhe të hënën edhe të martën e në vijimësi për të garantuar vazhdimësinë e shtetit dhe ndërrimit të pushtetit në respekt të kushtetutë se rezultatit që do japin qytetarët”, tha Meta.



