‘Aleatët perëndimorë po harxhojnë shumë kohë për të marrë hapa konkretë lidhur me mbështetjen ushtarake për Ukrainën’, tha presidenti Volodymyr Zelenskiy për Reuters në një intervistë ekskluzive në Kiev të hënën.
Ai e përshkroi dërgimin e ndihmës ushtarake, veçanërisht të mbrojtjes ajrore si sistemet Patriot, tek të cilat Ukraina mbështetet shumë në luftën e saj me Rusinë, si "një hap i madh përpara, por para kësaj, dy hapa prapa".
Vërejtjet e tij të ashpra vijnë në një kohë të rrezikshme për vendin e tij, të pushtuar nga ushtria e Moskës dhe duke humbur territor në verilindje dhe lindje të vendit.
I frustruar qartë nga ato që ai i sheh si vonesa dhe shqetësime nga partnerët në Perëndim, Zelenskiy sugjeroi mënyra në të cilat aleatët mund të ndihmonin më drejtpërdrejtë, duke përfshirë rrëzimin e raketave ruse mbi territorin ukrainas në rrethana të caktuara.
Sipas 46-vjeçarit, situata në fushën e betejës në verilindje të vendit është tashmë nën kontroll, pasi forcat e Moskës kaluan kufirin dhe nisën inkursionet drejt qytetit të Kharkiv.



