Politikat e reja fiskale, Gjokutaj: Qeveria ka bërë vetëm llogaritë e veta

Politikat e reja fiskale, Gjokutaj: Qeveria ka bërë vetëm llogaritë e veta

Për politikat e reja fiskale, një pjesë e të cilave hyjnë në fuqi me nisjen e vitit të ri, qeveria ka bërë më së pari llogaritë e veta. Në studion e lajmeve të MCN TV, përmes një lidhjeje Skype, Eduard Gjokutaj, ekspert i politikave fiskale, tha se konsultimi publik për ndryshimet e reja në mënyrën e taksimit nuk është bërë i plotë.

Nuk është kryer siç duhet konsultimi publik. Ato që rëndojnë mbi qytetarët janë taksat e konsumit. Politika fiskale ka bërë vetëm llogaritë e veta. Taksat e konsumit janë ato që rëndojnë mbi konsumatorin dhe do të kenë ndikim zinxhir.

Sipas Gjokutajt, publikimi i të dhënave mbi pagat nxori në pah një problem të madh të ekonomisë, për të cilin qeveria ka propaganduar se do ta luftonte përgjatë dy mandateve të para.

Qeveria ka pasur mundësinë, për tetë vite i ka pasur këto të dhëna. Ka pretenduar luftën kundër informalitetit. Por politikat lehtësuese janë të pamjaftueshme përsa kohë nuk harmonizohen me luftën kundër informalitetit.

Sa i takon ndryshimeve që prekin sektorin e bujqësisë, ai tha se jemi sërish në pikën e nisjes.

Bujqësia është ndikuar nga politika fiskale pasi në 8 vite qeverisje është ndryshuar 8 herë ligji i TVSH. Unë do të konsideroja që ajo që duhej të vlente është se sektori bujqësor duhet të jetë i përballueshëm... Politika ka bërë një rrethrrotullim dhe në tetë vite ka ardhur aty ku ishim.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy