
Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza ka njoftuar se të gjithë shtetasit shqiptar që planifikojnë të udhëtojnë drejt Italisë për turizëm duhet të vetëkarantinohen për 5 ditë.
Përmes një njoftimi TIA bënë me dije se duke filluar që prej ditës së sotme qytetarët shqiptarë duhet të paraqesin një rezultat të testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit.
Ndërkohë për personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye punë apo shëndeti, nuk e kanë të detyruar të bëjnë karantinë.
“Të gjithë pasagjerët që fluturojnë nga Shqipëria duhet të paraqesin rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar
Fëmijët nën moshën 6 vjeç NUK kanë nevojë për test PCR.
Personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye TË VËRTETUARA pune ose shëndeti, nuk janë të detyruar të bëjnë karantinë.
Pasagjerët duhet të respektojnë karantinën 5 ditore në Itali në adresën e shkruar në formularin PLF (Passenger Locator Form) ne linkun: app.euplf.eu. Gjithashtu formulari duhet të jetë i printuar.
Gjatë plotësimit të formularit PLF, pasagjerët DUHET të zgjedhin: listën e vendeve “D”.
Këto rregulla janë në fuqi deri më datë 30 gusht 2021.”



