Reforma zgjedhore, Meta: Politika mungesë vullneti për të diskutuar, listat sipas preferencës së kryetarit (VIDEO)

Reforma zgjedhore, Meta: Politika mungesë vullneti për të diskutuar, listat sipas preferencës së kryetarit (VIDEO)

Drejtoresha e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta thotë se politika në Shqipëri ka kohë që e mban stekën lart për një reformë zgjedhore të dakordësuar dhe gjithëpërfshirëse, ku problematikat do të reflektoheshin në të dhe rekomandimet e ODHIR do të ishin aty për të përmirësuar atë që nuk funksionon për të pasur zgjedhje me standarde.

Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN TV, Meta deklaroi se vëmendja e ndërkombëtarëve nuk është risi, pasi ata janë gjithmonë sa herë ka procese zgjedhore dhe se mbas çdo procesi zgjedhor është raporti i ODHR është për të vlerësuar ecurinë e procesit zgjedhor.

Ajo shtoi se bashkëkryetarët kanë dërguar një letër që përfaqësuesit e ODHIR të jenë prezent gjatë gjithë punës së komisionit të reformës zgjedhore.

Dëshira ishte që komisioni të kishte filluar punën duke dhënë një mesazh pozitiv për çfarë do të ndodhë me reformën dhe a do e kemi ne atë produktin konsensual.

Mos të kemi ngërçe politike që reforma nuk bëhet për interes të X apo Y, asnjëherë nuk është konsideruar si një reformë që votuesit shqiptar do të kishin të reflektuar më në fund disa piketa që pakët kanë rënë dakord bashkë.

Por sa herë bëhen bashkë, bëhen më shumë larg, për piketa si listat e hapura, vota e diasporës për ta realizuar, është reflektuar në Kodin Zgjedhor që gjithë shqiptarët duhet të votojnë atje ku janë kemi pikëpyetje sa i takon teknologjisë.

Partitë politike kanë një detyrim emergjent për të realizuar që në Shqipëri të përdorim një teknologji që do i numërojë votat në mënyrë elektronike, apo kemi ata komisionerët problematikë që nuk i binden ligjit, duke mos e vepruar votën siç votuesit shqiptar e japin ditën e votimit.

Ka mungesë vullneti të politikës shqiptare, për tu ulur, për ti diskutuar. Palët politike e kanë vendosur të gjithë së bashku që qoftë me heshtje, apo me vendim, t’i shmangen përgjegjësisë politike dhe morale, që sa herë ka zgjedhje të bëjnë një reformë të madhe zgjedhore, që asnjëherë nuk e kanë bërë.

Ndërsa propozimin e Lulzim Bashës për lista të hapura dhe një zonë zgjedhore, nuk i cilëson si propozim vetëm të tij.

Meta tha se listat e hapura nuk janë një propozim që vjen vetëm nga Lulzim Basha dhe se aktorët e shoqërisë civile i kanë çuar pranë komisionit të reformës zgjedhore, por që nuk janë konsideruar dhe nuk kanë qenë në axhendën e partive politike.

Edhe në dy apo tre zgjedhjet e fundit ku është bërë ky diskutim i fortë, nuk e kemi ndarë vijën e kuqe, për listat është një monopol që mbetet në duart e kryetarit të partisë.

Ka një listë preferenciale të kryetarit të partisë dhe jo sipas meritave që kandidatët do të përballen në zgjedhje.

Vuajmë nga mungesa e vullnetit që palët politike ta marrin gjënë seriozisht.

Politika nuk do është akoma në klimën politike jo pozitive për të mbështetur hapjen e listave reale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy