
Pakti me Greqinë nuk mund të arrihet derisa Gjykata Kushtetuese t’i rikthehet normalitetit. Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, neni 131 i Kushtetutës e thotë qartë se, marrëveshje të tilla nuk mund të ratifikohen nga parlamenti pa sigurinë që ofron Gjykata Kushtetuese.



