
“Europa Nostra”, Lëvizja për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore bën apel për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Në letrat drejtuar presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, “Europa Nostra” shpreh edhe njëherë qëndrimin kundër shembjes së godinës së teatrit.



