Caktohen emrat që do të zëvëndësojnë postet ministrore dhe drejtorët teknikë pas marrëveshjes së arritur Rama – Basha. Së bashku me kryeministrin Peleshi, janë 6 ministra dhe 5 drejtorë që do të largohen. Emrat e tyre do të votohen në seancën e jashtëzakonshme parlamentare që do të mblidhet ose të hënën ose të enjten e ardhshme.



