
Lideri hungarez Viktor Orban akuzoi establishmentin e Brukselit se po zëvendëson popullsinë “e krishterë dhe të bardhë” europiane me emigrantë të importuar myslimanë.

"Në Evropë ka një shkëmbim popullsie, numri i njerëzve të bardhë, të krishterë, tradicionalë - le të themi evropianë - po zvogëlohet, numri i emigrantëve që importohen dhe numri i njerëzve që i përkasin komunitetit mysliman të lindur këtu po rritet rrënjësisht." Orban i tha Kossuth Radio të premten.
Politikani gjerman Manfred Weber, i cili drejton Partinë Popullore Evropiane centriste në Parlamentin Evropian, është përgjegjës për këtë skemë, tha Orban, duke shtuar se presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është "shërbëtorja e vogël" e Weber the zbatuesja e planit të tij.
Disa orë pas intervistës për “Kossuth Radio”, Orban fluturoi drejt Berlinit për t'u takuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz përpara se Hungaria të merrte presidencën e rradhës të Këshillit të BE muajin e ardhshëm. Kryeministri hungarez pretendoi se Gjermania ka vuajtur shumë si pasojë e emigracionit dhe “nuk duket më si dhjetë vjet më parë”.
"Kjo Gjermani nuk është më Gjermania që prindërit dhe gjyshërit tanë na kanë treguar si shembull" tha ai, duke shtuar se vendi tani është një "botë shumëngjyrëshe, e ndryshuar, multikulturore" në të cilën emigrantët "nuk janë më thjesht mysafirë".



