
Kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, u ka bërë thirrje bashkëluftëtarëve të tij që të përgatiten, sepse ligji për Gjykatën Speciale do të votohet.
Sipas Veselit, pavarësisht se kjo gjykatë është një padrejtësi, të gjithë duhet të jenë të përgatitur që të përballen me të.
Në një intervistë për KTV-në, Veseli ka siguruar se si kryetar i Kuvendit dhe si lider i PDK-së, nuk do të lejojë befasi dhe veprime të njëanshme që e cenojnë partneritetin me SHBA-në dhe BE-në.
Ai ka kërkuar nga të gjitha forcat politike që të bëhen bashkë dhe të jenë më të fortë për ta përballuar këtë proces.
Kjo pikë tha Veseli do të vazhdojë të mbetet në rend ditë të Kryesisë së Kuvendit, derisa të ketë një vendim për të, ndërsa u ka bërë thirrje anëtarëve të Kryesisë t’i përgjigjen ftesës për mbledhje.
Si shef i PDK-së nuk ka treguar se si do të veprojnë deputetët e tij që e kanë nënshkruar iniciativën për zhbërjen e speciales, por ka thënë se vendimi i tyre do të jetë në interes të Kosovës.
Deklaratat e Veselit vijnë ditë pas ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, u ka dërguar mesazh të qartë të gjithë politikanëve që e mbështesin shfuqizimin e speciales, duke thënë se për këta politikanë do ketë pasojave specifike dhe të ashpra.



