Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka deklaruar se çdo shkëmbim i mundshëm i të burgosurve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të bëhet pa probleme dhe nuk ka nevojë për negociata.
Ai vetë ka konfirmuar se çdo operacion në këtë drejtim do të kryhet përmes Ambasadës Zvicerane në Teheran, e cila përfaqëson interesat e Shteteve të Bashkuara në Republikën Islamike.
Dje, zëdhënësi i ekzekutivit iranian, Ali Rabiei, shprehu gatishmërinë e Teheranit për të bërë shkëmbimet, duke specifikuar se megjithatë ende nuk ka pasur një përgjigje nga Uashingtoni.
Sipas mediave të Republikës Islamike, shkëmbimi i mundshëm mund të ketë të bëjë me profesorin 60-vjeçar iranian, Sirous Asgari, dhe ish-oficerin e marinës amerikane, 47-vjeçarin Michael White.



