Forcat ruse goditën një depozitë armësh dhe municionesh ukrainase, në rajonin e Rivne.
Një deklaratë e tillë u bë nga zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov.
Mbrëmjen e 16 marsit, armë me preçizion të lartë goditën një depozitë municionesh në Sarny, në rajonin e Rivne.
Duke folur në një konferencë për media, ai sqaroi se depozita e armëve, përmbante arsenal të rëndë armësh, përfshi dhe raketa taktike Tochka-U.



