
Një operacion antidrogë është zhvilluar në Selanik, Greqi, ku është sekuestruar një sasi prej 334 kilogramë kanabis e cila dyshohet se ishte futur nga Shqipëria.
Në pranga është vënë një 51-vjeçar, ku sipas autoriteteve greke, dyshohet se është anëtar i rëndësishëm i një grupi kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.
Droga u kap në momentin kur po transportohej me makinë, por gjatë kontrollit u zbulua se ishte e ngarkuar me kanabis.



