Irlanda e Veriut: Vrasja e gazetares, dhunë terroriste (VIDEO)

Irlanda e Veriut: Vrasja e gazetares, dhunë terroriste (VIDEO)

Një hetim për vrasje po bëhet në Londonderry të Irlandës së Veriut, ku një e re gazetare u qëllua për vdekje gjatë një nate trazirash.

Policia e përshkruan si një “incident terrorist” që ndodhi përgjatë një “dhune të organizuar”. Nëpër qytet pati të shtëna me armë zjarri dhe u hodhën bomba petroli. Gazetarja 29-vjeçare ndodhej atje për të vëzhguar.

Disidentët Republikanë, që sipas dedektivëve janë një “IRA e Re” akuzohen si shkaktarë të dhunës dhe mendohet se janë të përfshirë në këtë vrasje.

Vrasja është dënuar nga të gjitha kahet politike. Natën e së enjtes pati trazira dhe thuhet se mund të ketë sërish të tilla edhe për Pashkë.

Tensionet sa vijnë e rriten. Mjaft republikanë irlandezë përkujtojnë kryengritjen e vitit 1916 kundër rregullit britanik të njohur me emrin Easter Rising (Ngritja e Pashkës).

Në janar një bombë shpërtheu jashtë një gjykate të Londonderry-t dhe një grup i vetëquajtur “IRA” e mori përsipër vënien e saj.

Disa grupe politike ende e kundërshtojnë procesin e paqes, edhe pse kanë kaluar 21 vjet që nga Marrëveshja e së Premtes së Madhe, marrëveshje që u arrit mes qeverisë britanike dhe irlandeze, si dhe disa partive politike në Irlandën e Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy