
Ilir Alimehmeti është lakuar si kandidat i mundshëm i opozitës për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, duke diskutuar për figurën e tij, deklaroi se Alimehmeti do të ishte një kandidat shumë i mirë dhe se e mund Veliajn, pasi është krejt e kundërta e modelit të tij.
Është diskutuar Alimehmeti, por ata hezitojnë sepse duan kandidat shumë politik. Ata po hezitojnë. Ndoshta duan Belind Këlliçin, po them një emër. Nëse është kështu, anëtarësia e PL do të votojë kandidatin shumë politik.
Kandidatët partiakë njerëzit nuk duan ti shohin më me sy.Pastaj Tirana e qeverisur nga një kryetar që ka shkatërruar çdo sens social të këtij qyteti dhe e ka rrënuar totalisht. Rinia pi hashash.
Alimehmeti ka një histori politike familjare. Babai i tij ka kandiduar në Durrës dhe i kanë vjedhur votat. Ai ka studiuar jashtë. Ka shërbyer si mjek.
Ka pasur angazhim publik në shërbim të popullatës, jo të vetvetes, siç janë këta që vijnë dhe i kapin partitë për ti shërbyer vetes, dhe pastaj blej vota me ato që përfitojnë.Për mua Alimehmetaj është e kundërta e Veliaj, dhe duke qenë totalisht e kundërta e tij, mendoj që do të fitojë.



