Nano: Duhet transparencë nga qeveria, të tregojë pse u rrit çmimi i karburantit

Nano: Duhet transparencë nga qeveria, të tregojë pse u rrit çmimi i karburantit

Rritja e çmimit të naftës për analistin Mustafa Nano është absurde dhe se qeveria duhet të tregohet transparente për faktin se pse u rrit çmimi i karburantit deri në këto shifra të larta.

Nano tha në studion e lajmeve në MCN tv, se shteti duhet të na informojë fillimisht sa ton naftë janë futut ose jo që nga fillimi i luftës, për të kuptuar më pas se rritja e çmimeve është bërë në naftë ekzistuese e jo në atë me çmim të ri.

Nuk vlen justifikimi i Ramës që jemi në një ekonomi tregu, ne kemi nevojë për transparencë nga ana e qeverisë. Ne nuk e dimë ende a ka ardhur naftë e re, që nga fillimi i luftës, pra po shfrytëzohet një naftë e cila është blerë me një çmim të caktuar dhe shitet me një çmim të caktuar të rritur. Qeveria të na tregojë a ka ardh naftë me çmim të ri të tregut, atëherë pse është rritur çmimi, a ka ardhur nafta në Shqipëri para se të niste lufta, nëse jo, si ka ndodh kjo rritje, të ketë transparencë, të na tregohet sa tonë naftë kanë hyrë në 10 ditët e fundit, a kanë hyrë ose jo atëherë çmimi është spekulativ i tëri, dhe shteti duhet të ndërhyjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy