Kërkesa e LSI për rinumërim në Berat, PS: Jemi dakord për kutitë e kërkuara

Kërkesa e LSI për rinumërim në Berat, PS: Jemi dakord për kutitë e kërkuara

Në diskutimin në KAS për çështjen e rinumërimit të Beratit, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridian Salianji tha se është dakord që të hapen kutitë e kërkuara por rezultatin nuk ndryshon.

"Për ne në PS, i rëndësishëm është procesi. Biem dakord që të hapen kutitë e kërkuara në kërkesën ankimore, pavarësisht se jemi të bindur se rezultati nuk ndryshon", tha Salianji.

KAS vendos sot nëse do të ketë rinumërim votash në Berat

Pasi dje vendosi që zgjedhjet dhe rezultati i votimit më 25 prill për Qarkun e Gjirokastrës mbetet ai i shpallur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, KAS është mbledhur sot për të marrë vendim për rinumërimin e votave për Beratin dhe më pas do të vijojë ankimin për qarkun e Vlorës.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesat ankimore në lidhje me procesin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

Vendimi i sotëm lidhet me kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për rinumërim të votave. Më tej, KAS do të shqyrtojë kërkesat ankimore për qarkun e Vlorës.

Kujtojmë se ditën e djeshme Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e PD-së dhe LSI-së për përsëritje zgjedhjesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy