Nuk i tha ‘JO’ Kosovës, e shkarkojnë Presidentin në Serbi

Nuk i tha ‘JO’ Kosovës, e shkarkojnë Presidentin në Serbi

Nenad Golijanin nuk është më President i Federatës së Volejbollit të Serbisë, shkruajnë mediat serbe.

Pasi kishte abstenuar gjatë votimit për pranimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Volejbollit (FIVB) në Kongresin e kësaj të fundit në Buenos Aires, njeriu i parë i volejbollit serb është shkarkuar nga delegatët e pranishëm në Asamblenë e mbajtur në Beograd.

Nga 47 delegatët e pranishëm, për shkarkimin e Golijanin kanë votuar 43 prej tyre.

Golijanin është arsyetuar se ka abstenuar, jo pse e njeh Kosovën si shtet, por për faktin se nuk donte të bëhej shkak që fëmijëve të Kosovës t’ju ndalohet të merren me sport, në këtë rast me volejboll. 

/Zëri/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy