Hamasi lëshon raketa në Izrael, ndizen sirenat në Tel Aviv

Hamasi lëshon raketa në Izrael, ndizen sirenat në Tel Aviv

Sirenat kanë rënë në Tel Aviv dhe zonat përreth, ndërsa Hamasi tha se hodhi raketa thellë në Izrael, raporton Reuters.

Mjekët raportuan se dy gra në Tel Aviv pësuan plagë në gjuajtjen me raketa ndërsa forcat izraelite kryenin një ofensivë tokësore në Gaza në javën e pestë të luftës.

Ushtria tha se rreth 9,500 raketa dhe dronë ishin hedhur në Izrael nga Gaza dhe fronte të tjera që nga 7 tetori.

Ai shtoi se 2,000 prej tyre ishin rrëzuar nga mbrojtja ajrore, ndërsa rreth 12% e raketave të Gazës, të cilat kryesisht janë prodhuar në vend, kishin rënë brenda territorit palestinez.

Me hyrjen e forcave (izraelite) në terren, ka një rënie të konsiderueshme në numrin e lëshimeve,” tha ai.

Ushtria izraelite ka thënë se ka arrestuar 41 palestinezë gjatë një bastisjeje në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor të pushtuar, 14 nga të cilët ishin militantë.

Ai tha se shkatërroi gjithashtu shtëpitë e dy militantëve të cilët i akuzoi për kryerjen e një sulmi në gusht që vrau një grua izraelite dhe plagosi rëndë një izraelit.

Në atë kohë, një degë e partisë laike nacionaliste Fatah, Brigada e Martirëve al-Aksa, mori përgjegjësinë për sulmin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy