Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Dita e sotme do të dominohet nga intervale të shkurtra kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë shira të dobët në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore verilindore dhe juglindore.

Pjesa e dytë e ditës ditës do të vijojë me reshje dëbore në të gjithë zonën malore duke bërë që trashësia e dëborës në zona të thella të jetë deri në 25 apo 30 cm, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit do të dominohet nga vranësira dhe shira lokalë. Gjatë natës do të ketë përmirësim të motit në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie me 1 - 2 gradë të temperaturave në vend. Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor ndërsa në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy